Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News lidhur me një punonjës të Policisë Bashkiake Berat, Qirjako Nazarko, i cili sipas denoncuesit është përjashtuar më herët nga Policia e Shtetit dhe më pas është emëruar në Policinë Bashkiake.
Denoncuesi ngre shqetësime për disa konflikte të tij me qytetarë, ndërsa pamjet e siguruara nga Piranjat News tregojnë se punonjësi qarkullon me automjetin e tij personal, të pajisur me logon e Policisë Bashkiake Berat.
