Skip to content

Lajmi I Fundit

U vra nga shoku i tij me plumb në kokë! Kush ishte 17 vjeçari nga Tirana që pasi u plagos, shokët tentuan ta..!

Posted on May 28, 2026 By admin No Comments on U vra nga shoku i tij me plumb në kokë! Kush ishte 17 vjeçari nga Tirana që pasi u plagos, shokët tentuan ta..!

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 17-vjeçari i cili u plagos aksidentalisht me armë nga shoku i tij disa ditë më parë në Tiranë.

Adoleshenti ishte qëlluar me plumb në kokë nga 19-vjeçarit Rigels Sylaj, në banesën e këtij të fundit në zonën e kthesës së Kamzës. Ngjarja ndodhi teksa 19-vjeçari dyshohet se po u tregonte një armë zjarri pa leje shokëve të tij, kur arma është shkrepur duke plagosur në kokë 17-vjeçarin. Fillimisht, të rinjtë kishin deklaruar se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr, por më pas kanë pranuar se incidenti kishte ndodhur brenda banesës.

Sylaj u arrestua fillimisht për plagosje të rëndë me dashje, por tashmë pritet që ndaj tij të rëndojë akuzë më e rëndë. Përveç tij u arrestuan edhe dy shokë të tjerë, të cilën u vunë nën akuzë për veprime që pengojmë zbulimin e së vërtetës.

Detaje tronditëse zbardhen nga ngjarja në Tiranë, ku u plagos aksidentalisht nga shoku i tij një 17-vjeçar. Katër të rinjtë ndodheshin në banesën e 19-vjeçarit Rigers Sylaj dhe ishin duke konsumuar alkool. Raportohet se në një moment, 19-vjeçari ka marrë pistoletën për t’ua treguar shokëve dhe dyshohet se pa e ditur që në të kishte fishekë ia ka drejtuar në kokë shokut të tij 17-vjeçar.

Ky i fundit mori një plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, 19-vjeçari së bashku me dy shokët e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre të plagosur në oborr pasi shtëpia është private dhe kanë njoftuar ambulancën. Fillimisht ata kanë pohuar se kanë dëgjuar një të shtënë arme dhe shoku i tyre është plagosur në oborr. Por teksa janë marrë sërish në pyetje kanë treguar se ishin duke pirë alkool në banesë dhe ngjarja ka ndodhur aksidentalisht teksa 19-vjeçari Sylaj po u tregonte pistoletën.

Sipas burimeve, arma e zjarrit ishte e 19-vjeçarit Rigers Sylaj. Mësohet se ai është djali i një ushtaraku. Në përfundim të veprimeve hetimore 19-vjeçari u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ndërsa dy shokët e tjerë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: E papritur! Rama premton ndryshimin radikal: Shqipëria, për herë të parë…
Next Post: Te gjithe kuptuan se ‘martesa’ Brikena-Mateo ka marre fund, flet për herë të parë banoi i BBVA5 (Deklarata)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme