Skip to content

Lajmi I Fundit

Vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen/ Deklarata e saj merr gjithë vëmendjen

Posted on May 20, 2026 By admin No Comments on Vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen/ Deklarata e saj merr gjithë vëmendjen

Pjesëmarrja e Mimoza Ahmetit në formatin televiziv Ferma VIP ka ngjallur debate të shumta në rrjet, veçanërisht për natyrën e saj pa komplekse dhe dinamikat që krijon me protagonistët e tjerë.

Përballë komenteve dhe paragjykimeve të publikut, ka reaguar publikisht vajza e saj, Luka, duke zbuluar një anë krejtësisht të panjohur dhe sakrifikuese të artistes si nënë.

Përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale, Luka ka marrë në mbrojtje nënën e saj, duke zbardhur vështirësitë e së shkuarës. Ajo ka rrëfyer se Mimoza ka bërë gjithçka për t’u ofruar atyre një jetë më të mirë, duke qëndruar për dy dekada në një martesë që nuk i ofroi dashurinë e merituar, vetëm për hir të fëmijëve.

“Per te gjithe kuriozet:) Mimo ka qene mama ideale. Ka sakrifikuar per ne cdo gje. Ne kishim gjithmone me shume rroba e tualete se ajo, ne shkolla private pavarsisht problemeve ekonomike dhe nuk dilte fare, e kishim gjithmone ne shtepi. Nuk ka marre dashurine qe meritonte ne martese e prap ndejti 20 vjet vetem per mua dhe motren.”

Më tej, Luka ka sqaruar edhe sjelljen e Mimozës në ekran, të cilën një pjesë e audiencës e ka interpretuar si flirtim të tepruar. Ajo thekson se gjithçka është në kuadër të spektaklit televiziv dhe se e vërteta jashtë kamerave flet për një grua me parime të forta, e cila ka vënë gjithmonë familjen në plan të parë.

“Mami e meriton qiellin plot me drona e parashuta. E ben kastile qe te shkoj ta takoj se i ka marre malli dhe nuk u takuam dot vjet sepse nuk arrita dot te shkeputem nga puna kur ajo ishte pushim nga universiteti 🤍🤍 per te gjithe ata qe mendojne se Mimo e ka mendjen te cunat, duhet te kuptoni qe ajo po ben show dhe nuk eshte fare karakter i perdale, perkundrazi ajo vlerson martesen dhe familjen mbi Cdo gje ❤️”

Ky mesazh i ndjerë shërben si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj skeptikëve që e kanë gjykuar banoren duke u bazuar vetëm në personazhin e krijuar për reality show, duke lartësuar kështu portretin e saj të vërtetë familjar.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Hynë në shtëpi e i vranë të 3”, si u shfaros familja e Nel Çamit. Rrëfen motra për her të parë: Tentuan të më rrëmbejnë fëmijën…
Next Post: “Doktor, mos jeni Shqipëtar”, Nëna falemëderon mjekur që e operoi atë në Gjermani…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme