Enver Hoxha ishte një sadist i paimagjinueshëm, një vampir i paskrupullt që tallej e zbavitej me vartësit e tij, apo bashkëpunëtorët e zellshëm “revolucionarë” që punonin me të, për t’i ndërruar faqen këtij vendi, d.m.th., për ta bërë Shqipërinë “Parajsë të vërtetë”.
Ai, pas një periudhe kohore, këtyre bashkëpunëtorëve iu merrte jetën në mënyrat më të turpshme e më ç’njerëzore! Por, populli asnjëherë nuk është njohur me bëmat e tij, apo poshtërimet që ai iu bënte këtyre bashkëpunëtorëve udhëheqës.
Ai, nëpërmjet kongreseve, plenumeve, gjyqeve, shtypit, historisë, deri edhe letërsisë artistike, figurat e tyre i trajtonte si të kishte qejf.
Ai këta i paraqiste si burracakë, injorantë, imoralë dhe iu vinte shumë emërtesa të tjera, ashtu si t’i interesonte atij, në asnjë rast nuk u pasqyrua e vërteta për ta, kështu që populli këtë taktikë të tijën, nuk e zbërtheu kurrë dhe nuk e mësoi asnjëherë të vërtetën.
