Pamjet e mëposhtme tregojnë një 19-vjeçar në Turqi i cili hyri në një shkollë të mesme profesionale dhe hapi zjarr pa dallim, duke plagosur 16 persona, ndërsa vetë i dha fund jetës gjatë operacionit policor.
Incidenti ndodhi në orët e mëngjesit në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike Ahmet Koyuncu, të vendosur në Siverek, Sanliurfa.
Sipas mediave të huaja, autori i krimit, i cili u identifikua si 19-vjeçari Omer Ket , hyri në kompleksin shkollor i armatosur me një pushkë gjahu dhe filloi të qëllonte pa dallim, duke shkaktuar panik tek nxënësit dhe mësuesit.
Şanlıurfa Siverek’te 19 yaşındaki saldırgan Ömer Ket’in, liseye girip rastgele ateş açtığı anın görüntüleri ortaya çıktı.
(DHA) pic.twitter.com/p3wLSeQgUG https://t.co/GZYOyAbPEk
— Solcu Gazete (@solcugazete60) April 14, 2026