Skip to content

Lajmi I Fundit

Zbulohen emrat! Ja tre hyrjet e reja që do të “zëvendësojnë” Luizin sonte në BBVA

Posted on February 10, 2026 By admin No Comments on Zbulohen emrat! Ja tre hyrjet e reja që do të “zëvendësojnë” Luizin sonte në BBVA

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Albania 5” pritet të jetë plot kthesa të papritura, ku kryefjala do të jetë largimi i Luiz Ejllit dhe hyrja e banorëve të rinj.

Siç publiku e di tashmë, fituesi i BBV2 u rikthye në shtëpi vetëm si i ftuar special për pak ditë, një fakt që banorët aktualë ende nuk e dinë dhe pritet ta zbulojnë me habi gjatë spektaklit të sotëm.

Por shtëpia nuk do të mbetet bosh. Promo zyrtare e “Prime-t” ka paralajmëruar hyrje të reja, dhe burime në rrjet kanë zbuluar emrat e tre personazheve që do t’i bashkohen garës, duke zënë vendin e Luizit në dinamikat e shtëpisë:

Shendrit Lumi – Gazetari i njohur nga Kosova, i cili pritet të sjellë debate dhe opinione të forta në shtëpi.

Livia – Aktorja simpatike, e cila është bërë e njohur për publikun edhe përmes rolit të saj në filmin “Guximi” të Drilon Hoxhës.

Ardit Murataj – Një tjetër gazetar i cili do t’i bashkohet kastit për të sfiduar banorët e vjetër.

Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë banorët kur të kuptojnë se Luizi do të largohet, për t’u zëvendësuar nga tre konkurrentë të rinj që vijnë me energji dhe strategji të reja.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Përmendet 43 herë në dokumente, kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen “Epstein”
Next Post: Prokurori në Hagë: Thaçi maskoi realitetin, gënjeu ndërkombëtarët, Rama shpërthen keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme