Skip to content

Lajmi I Fundit

Zgjidhet ‘misteri’ i vjedhjes së eshtrave në varrezat e Lushnjes, kush është 36-vjeçari që hapi tunel nën dhé

Posted on April 21, 2026 By admin No Comments on Zgjidhet ‘misteri’ i vjedhjes së eshtrave në varrezat e Lushnjes, kush është 36-vjeçari që hapi tunel nën dhé

Zgjidhet misteri i dhunimit të një varri në qytetin e Lushnjës, një ngjarje që kishte shkaktuar shqetësim dhe reagime në komunitet.

Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 10:00 të mëngjesit, roja i varrezave të qytetit, shtetasi me inicialet O. R., ka vënë re dëmtime të konsiderueshme në pjesën e sipërme të një varri. Ky konstatim ka ngritur menjëherë dyshime për një ndërhyrje të qëllimshme dhe është njoftuar policia.

Nga hetimet paraprake rezulton se varri dyshohet të jetë dëmtuar, madje edhe gërmuar, nga shtetasi Edison Ngresi, 36 vjeç. Sipas të dhënave fillestare, ai mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në kryerjen e këtij veprimi.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke e shoqëruar shtetasin në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar motivet që çuan në këtë akt.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vrasja tragjike e Liridona Ademajt, ja dënimi që dha Gjykata për Naim Murselin dhe bashkëpunëtorët e tij
Next Post: Armëpushimi SHBA-Iran drejt përfundimit/ 4 skenarët se çfarë mund të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme