Skip to content

Lajmi I Fundit

zraeli gati të godiste Teheranin, si Trump ndali Netanyahun në minutën e fundit!

Posted on June 9, 2026 By admin No Comments on zraeli gati të godiste Teheranin, si Trump ndali Netanyahun në minutën e fundit!

Presidenti amerikan ndërhyri dy herë brenda pak orësh për të ndaluar sulmet izraelite ndaj Teheranit. Të dyja palët kanë pezulluar përkohësisht operacionet, por kërcënimet për hakmarrje vazhdojnë…

Lindja e Mesme po përjeton një qetësi të brishtë pas një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Donald Trump, i cili bindi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mos ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, në një moment kur rajoni ishte pranë një përshkallëzimi të ri ushtarak.

Sipas mediave izraelite dhe amerikane, Izraeli po përgatitej të godiste objektiva të rëndësishëm në Teheran të hënën, si kundërpërgjigje ndaj breshërisë së raketave iraniane. Në atë moment, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Netanyahun dhe i kërkoi të tërhiqej nga planet për sulme të mëtejshme.

Burimet e CNN bëjnë të ditur se kjo ishte telefonata e dytë mes dy liderëve brenda pak orësh. Gjatë bisedës së parë, Netanyahu kishte insistuar se Izraeli duhej të përgjigjej ndaj sulmeve iraniane, ndërsa Trump i kërkoi të kufizonte reagimin për të shmangur një luftë më të gjerë në rajon.

Pas kësaj bisede, Izraeli kreu sulme të kufizuara ndaj disa objektivave në Iran, përfshirë një kompleks të rëndësishëm petrokimik, por shmangu operacione më të gjera që po shqyrtoheshin nga udhëheqja ushtarake.

Më vonë, Trump kontaktoi sërish Netanyahun dhe arriti të bindë qeverinë izraelite të ndalonte përkohësisht ofensivën. Vetë presidenti amerikan deklaroi se kishte arritur të reduktonte ndjeshëm shkallën e sulmit.

“Izraelitët na informuan kur operacioni ishte tashmë në fazë shumë të avancuar. Ata ishin rrugës drejt Iranit. Arrita ta zvogëloj ndjeshëm përmasën e sulmit”, deklaroi Trump.

Sipas presidentit amerikan, ndërmjetës nga pesë vende të rajonit i kishin kërkuar Uashingtonit të ushtronte presion mbi Izraelin për t’i hapur rrugë një marrëveshjeje diplomatike.

Trump tha gjithashtu se autoritetet iraniane kishin sinjalizuar përmes kanaleve diplomatike se nuk synonin të vazhdonin sulmet ndaj Izraelit dhe kishin kërkuar që Uashingtoni të ndikonte mbi Tel Avivin për të ndalur operacionet ushtarake.

“Telefonova Bibin dhe e bëra të ndalonte”, u shpreh presidenti amerikan, duke përdorur nofkën me të cilën njihet Netanyahu.

Ndërkohë, si Izraeli ashtu edhe Irani njoftuan pezullimin e sulmeve, duke krijuar shpresë për një ulje të tensioneve pas ditëve të fundit të përplasjeve.

Megjithatë, armëpushimi mbetet larg të qenit i sigurt.

Netanyahu deklaroi se Izraeli ruan të drejtën e plotë për vetëmbrojtje dhe paralajmëroi se çdo sulm i ri iranian do të marrë një përgjigje të fortë.

“Për momentin zjarri me Iranin është ndalur. Nëse sulmohemi përsëri, do të reagojmë me forcë”, tha kryeministri izraelit, duke shtuar se mbetet i vendosur të pengojë Iranin të sigurojë armë bërthamore.

Nga ana tjetër, Teherani ka paralajmëruar se çdo veprim i ri ushtarak nga Izraeli do të përballet me kundërpërgjigje edhe më të ashpra.

Zhvillimet e fundit po nxjerrin në pah edhe diferencat strategjike që po shfaqen mes Uashingtonit dhe Tel Avivit. Ndërsa Trump po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Iranin dhe beson se negociatat ndodhen në fazën përfundimtare, Netanyahu vazhdon të mbështesë presionin ushtarak ndaj kundërshtarëve të Izraelit.

Sipas mediave amerikane, bisedat mes Trump dhe Netanyahut këtë herë ishin më të qeta se ato të javës së kaluar, kur mosmarrëveshjet mbi strategjinë ndaj Iranit kishin shkaktuar tensione të forta mes dy liderëve.

Në terren, situata duket më e qetë. Ushtria izraelite ka njoftuar heqjen e shumicës së kufizimeve të sigurisë dhe rihapjen e shkollave në të gjithë vendin nga dita e martë. Megjithatë, zonat pranë kufirit me Libanin do të vazhdojnë të mbeten nën masa të veçanta sigurie.

Pavarësisht qetësisë së përkohshme, kërcënimet reciproke dhe mungesa e një marrëveshjeje të qëndrueshme nënkuptojnë se armëpushimi në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet në fije të perit, ndërsa diplomacia amerikane përpiqet të shmangë një përplasje të re rajonale. /Pamfleti

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Siçilianët u revoltuan me dasmën e Dua Lipas, por këngëtarja shqiptare bëri gjestin që askush nuk e priste
Next Post: “Bibi kujdes me atë që po bën, shumë shpejt do mbetesh vetëm”, Trump zbulon çfarë i tha Netanyahut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme