Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 10, 2026 By admin No Comments on

Por dy ditë më parë, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj e përshkroi projektin si një nga skemat më të sofistikuara të shmangies së taksave në historinë e qeverisjes “Rama”.

Sipas Ahmetajt, në vend që të shërbejë si qendër teknologjie, “Durana” është kthyer në një parajsë fiskale për një rreth të ngushtë biznesesh të lidhura me pushtetin.

“Durana duhet të ishte një park siç e thotë ligji 58 i 2022-shit e thotë në mënyrë eksplicite çfarë është park teknologjik dhe shkencor. Është një sipërfaqe e përcaktuar trualli dhe ose ndërtesash e cila me vendim të Këshillit të Ministrave shpallet park dhe gëzon status të veçantë të zhvillimit ekonomik dhe fiskal me kuptim të zonës së lirë sipas kodit doganor. Pra, parku duhet të ketë kufij gjeografik, duhet të ketë porta hyrëse dhe dalëse dhe funksionim të pikës doganore. Ç’ndodh në Xhafzotaj? Për çfarë është përdorur kjo? Kjo është përdorur për të gënjyer shqiptarët që një grup kompanish të mos paguajnë taksa, kompani të lidhura me pushtetin. Unë kam këtu 26 kompani që kanë përfituar autorizime. Dhe i ftoj shqiptarët të shkojnë në Xhafzotaj të shohin a ekziston apo nuk ekziston ky park. Është park virtual. Ligji nuk flet për park virtual. Që ti me demek regjistron adresën në Xhafzotaj dhe punon te blloku në Tiranë dhe nuk paguan taksa. Mashtrim ndaj shqiptarëve. Dhe ja ku i ke kompanitë. Kompanitë, urdhëro. Ky është model virtual”, tha Ahmetaj.

Në qendër të skemës ndodhet Korporata Shqiptare e Investimeve, e drejtuar nga Elira Kokona, e cila mori në administrim një pasuri publike (radiostacionin e vjetër të RTSH në Xhafzotaj) për ta kthyer në qendër të këtij “parku”.

Skema mbështetet mbi shoqatën ACTI (Shoqata e Kompanive të Teknologjisë së Informacionit), një strukturë private që rekruton kompani në katër nivele anëtarësimi: Individual, Silver, Gold dhe Platinium. Pagesat për të hyrë në këtë “rreth” nisin nga 50 euro në vit e shkojnë deri në 5000 euro për anëtarët Gold, ndërsa për statusin Platinium nuk ka tarifë zyrtare – mjafton të “kontaktosh” drejtuesin, sipas materialeve të brendshme të ACTI.

Anëtarë të kategorisë Platinum janë kompanitë “Soft Solution” e Ermal e Beqirit, “Helius Sistem”, “Fastech”, “Hard Tech”, “Albict”, “Kreatx”, “DEV”, “Communication Progres” e të tjera.

Ndërsa tek kategoria “Gold Members” janë: “Horizon” sërisht e Ermal Beqirit, “ALBA SCAN”, “Introvus Solutions”, “R-T Group”, “Evolutivo Albania”, “ATOM Computers”, “ISEC”, “Axians”, “EA-Solution”, “Atrax Softëare Solution”, “Starnet”, “CyberFarm”, “Baboon”, “Fenix” dhe kompani të tjera që numri i tyre shkojnë diku tek 50 të tilla.

Drejtues i “ACTI” është Ermal Beqiri, i përfshirë më parë në skandale me tenderët e AKSHI-t dhe aktualisht në kërkim nga SPAK, bashkë me biznesmenin tjetër Ergys Agasi.

“Durana Tech Park”, rezulton e regjistruar në 20 shkurt 2025 në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është themeluar gati 1 muaj e gjysmë, pasi Ermal Beqiri krijoi shoqatën “ACTI”.

Thuajse të gjitha kompanitë kanë transferuar fiktivisht adresën në Xhafzotaj për të përfituar përjashtim total nga taksat, duke e kthyer ligjin e teknoparkut në një armë të abuzimit financiar.

Vendimi për krijimin e parkut është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, dhe është shoqëruar me një relacion që përshkruan aktivitetet që do të zhvillohen: zhvillim software-i, analiza Big Data, siguri digjitale, inteligjencë artificiale, R&D, etj. Por sipas investigimit, asnjë prej këtyre veprimtarive nuk zhvillohet realisht në territorin e parkut.

Për më tepër, incentivat fiskale janë drastike: 0% tatim për 15 vjet, përjashtim nga TVSH dhe dogana, përjashtim nga taksat për ndërtimet, ulje të sigurimeve për punonjësit dhe rimbursim për trajnime. Më konkretisht:

-0% Tatim mbi Fitimin për një periudhë 15-vjeçare për të ardhurat që gjenerohen nga veprimtaritë të cilat zhvillohen në park.

-Përjashtime nga TVSH-ja për mallrat dhe shërbimet e përdorura për qëllime kërkimi dhe zhvillimi (R&D). -Përjashtime nga taksat doganore për importet e pajisjeve teknologjike dhe inovative.

-Lehtësime në Sigurimet Shoqërore, ku kontributet mund të paguhen mbi bazën e pagës minimale për një periudhë të caktuar.

-Përjashtim nga të gjitha taksat për një periudhë 10-vjeçare për pagat e personelit që punon në kërkim-zhvillim në park.

-Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10-vjeçare për ndërtimet e realizuara në park.

-Rimbursim i pjesshëm nga shteti për kostot e trajnimit për punonjësit shkencorë dhe teknikë në park, sipas kritereve dhe procedurave të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

-Formalitetet dhe procedurat doganore për hyrjen dhe daljen e mallrave në/nga parku bëhen sipas Kodit Doganor dhe ligjërimin e dokumentacionit të shtetasve të huaj që ushtrojnë veprimtari në park.

Në 2 prill 2025, ishte Edi Rama ai që promovonte “Durana Park”. Kreu i qeverisë ndau certifikata për “rezidentët” e parë.

“Ajo që është surprizë e bukur për ne në interesimet për t’u bërë pjesë e shoqërisë dixhitale të Durana Tech Park, nuk është thjesht numri i kompanive të huaja apo diversiteti i hartës nga SHBA, Franca, Gjermani e deri në Azi, por është aspekti tjetër ai që na bën më shumë përshtypje që ka interes nga institucione akademike, me reputacion në Evropë”, mburrej Rama.

Por në fakt “Duranën” mund ta krahasojmë me ishujt Virxhin apo Kajman, të cilët shërbejnë si parajsa fiskale. Ndërkohë që qytetarët paguajnë çdo ditë taksat dhe përballen me shërbime publike të dobëta, “Durana” duket se është dizajnuar për të krijuar një ligj të veçantë për një pakicë të privilegjuar. Këmbanat duhet të bien për SPAK, pasi pas AKSHI-t, Ahmetaj nxori diçka tjetër në dritë. /Pamfleti

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kush do ta qeveriste Iranin nëse bie Republika Islamike? A është kjo një alternativ e duhur!!
Next Post: “Durana Tech Park”, parajsa fiskale në zemër të Shqipërisë; rrënjët që të çojnë te Elira Kokona dhe Ermal Beqiri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme