Afera e zezë me “Durana Tech Park”, si favorizohen afro 50 kompani… Një vit më parë, qeveria shqiptare shpalli me bujë ngritjen e “Durana Tech Park” në zonën e Xhafzotajt, Durrës, si parku i parë teknologjik dhe shkencor në vend. Në letër, qëllimi i parkut ishte promovimi i inovacionit, zhvillimi i teknologjisë dhe tërheqja e investimeve në sektorin e IT-së.
