Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 24, 2026 By admin No Comments on

Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se ditën e diel disa qarqe të vendit do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut.

Shkodra pritet të ketë intensitet më të lartë të reshjeve dhe mundësi për përmbytje, ndërsa në Kukës e Vlorë do të jenë të dobëta deri në mesatare dhe me shtrëngata.

IGJEUM njofton se reshjet mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe përmbytje në disa zona urbane në Shkodër.

“Nesër (e diel, dt. 25) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata.

Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Në veri në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër“, njofton Instituti i Gjeoshkencave.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

》në bregdet: 11 / 19 °C

》në vendet e ulëta: 9 / 19 °C

》në vendet malore: 2 / 12 °C

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pas Venezuelës dhe Iranit, ja kur dhe pse Xi mund të ndërhyjë në Tajvan!
Next Post: “Çmendet” moti/ Në këto qytete priten përmbytje: Kujdes, nga sot …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme