Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se ditën e diel disa qarqe të vendit do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra pritet të ketë intensitet më të lartë të reshjeve dhe mundësi për përmbytje, ndërsa në Kukës e Vlorë do të jenë të dobëta deri në mesatare dhe me shtrëngata.
