Gjatë ditës së sotme, Vëllai i Madh u dha banorëve të rinj të drejtën të zhvillonin një konferencë me pyetje nga pjesa tjetër e shtëpisë. Në këtë moment, Brikena e krahasoi veten me Olta Gixharin, duke e cilësuar veten si një kundërshtare të mundshme të fortë për Luizin.
“Me sa unë i shikoj banorët këtu, nuk jam lojtare e fortë si Olta Gixhari, ama në këtë lojë për ty, ka mundësi që të jem unë një Olta Gixhari”, tha Brikena, duke e pyetur më tej nëse ai do të penalizonte grupin e tij për ta mbajtur në lojë.
Luiz Ejlli iu përgjigj duke thënë se: “Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë”. Deklaratë që shkaktoi të qeshura mes banorëve.
Debati vijoi me Brikenën që këmbënguli se mund të ishte “një kundërshtare e fortë”, ndërsa Luizi e sqaroi pozicionin e tij.
“Unë nxjerr jashtë kë kam përballë, kë kam mundësi. A është e fortë, a është e butë, a është e lehtë ajo shihet. Nëse e nxjerr jashtë do të thotë se s’ka qenë aq e fortë, nëse rri brenda qenka e fortë”, u shpreh ai.
Përplasja verbale gjatë konferencës e riktheu menjëherë tensionin në shtëpi, ndërsa prania e përkohshme e Luiz Ejllit po prodhon reagime dhe dyshime që në orët e para.