Kanë mbetur rreth dy muaj deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por deri më tani mungojnë bisedimet konkrete ndërmjet subjekteve politike për këtë proces. Edhe pse dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit do të çonte automatikisht në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka cilësuar veprimet në këtë drejtim si urgjente.
