Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 16, 2026 By admin No Comments on

Viktima tjetër është identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42-vjeç.Sipas informacioneve paraprake të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur dy automjete janë përplasur në afërsi të tunelit të Murrizit.

Si pasojë, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë transportuar në spital për kontroll dhe trajtim mjekësor, njofton TS.

Lajmi për vdekjen e doktoreshës Ferati ka tronditur edhe kolegët e saj në Tetovë. Spitali Klinik i Tetovës, ka publikuar një letër ngushëllimi, përmes së cilës ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e koleges së tyre.Ferati ishte pjesë e rëndësishme e këtij institucioni shëndetësor, ku ushtronte detyrën e kryeshefes së Laboratorisë.

Nga Spitali Klinik i Tetovës e kanë vlerësuar atë për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë në punë, duke theksuar se do të mbahet mend jo vetëm për aftësitë profesionale, por edhe për buzëqeshjen, mirësinë dhe gatishmërinë për t’u shërbyer të tjerëve.

“Ikja e saj e parakohshme lë një boshllëk të madh në mesin tonë. Kontributi i saj profesional dhe kujtimet e bukura që la pas do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së institucionit tonë”, thuhet në letrën e ngushëllimit.

Në fund, Spitali Klinik i Tetovës, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të doktoreshës Ferati.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, dosja shkon në Gjykatë
Next Post: Publikohet fotoja, kjo është mjekja shqiptare nga Maqedonia që humbi jetën në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme