Paraditen e djeshme, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në mesin e viktimave është edhe 42-vjeçarja nga Tetova, doktoresha Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident.
