Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 18, 2026 By admin No Comments on

Por sipas Kryemadhit, ai në fakt ishte Ilir Meta.

“Nuk mund të mohoj 30 vite jetë, kanë qenë vite shumë të bukura, kemi kaluar shumë sfida, beteja që disa i kemi fituar e disa jo. Edhe kjo që jam, jam edhe falë Ilir Metës. Ai ishte një bashkëshort tolerant që më lejonte të bëja çfarë të doja. A kam patur unë probleme të tjera? Po. Ne në jetën tonë 33-vjeçare, kemi bërë vetëm 8 herë pushime së bashku si familje. Jam penduar që nuk e kam harxhuar kohën për familjen dhe fëmijët e mi por e kam përdorur për të tjerët. Kam disa pengje. Por ama nuk pendohem për asgjë.

Tani ndjej respekt për të dhe inat me veten time që SPAK-u dhe Atlin Dumani përdorën metodologjinë e Sigurimit të Shtetit për të futur një konflikt mes bashkëshortëve, duke më cilësuar bashkëpunëtore të shtetit. Manipulimi që është bërë ka qenë shumë i shëmtuar dhe jonjerëzot. Por çfarë të mbjellësh do korrësh. Ne nuk kemi patur asnjë problem mes nesh. Ata i kanë çuar fillimisht informacion Ilir Metës se në telefonin tim kishin zbuluar që unë kisha të dashur. Tani që të kesh të dashur, duhet të kesh kohë. Meta në atë kohë jetonte në vend tjetër dhe unë dëgjoja bisedat e njerëzve që ulen në tavolinë me të se unë kisha të dashur. Metës i kanë çuar të printuara mesazh që unë kisha me Metës dhe bisedën e kisha shënuar me emrin ‘Zemra ime’. Ai nuk i mbante mend mesazhet. Pastaj në gjyq doli që numri ishte Ilir Meta.

Nuk e kam parë reagimin që pati kur ndodhi kjo sepse nuk më intereson reagimi i tij. Stafi i tij më akuzoi se unë dhe nëna ime kemi përdorur emrin e tij. Është krijuar perceptimi se në 2009 Meta ka marrë para që ia ka dhënë nënës time dhe ajo bleu shtëpi. Pastaj CEZ-DIA u bë në vitin 2011”, tregoi Kryemadhi.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë
Next Post: Ilirit i thanë që unë kisha të zënë dashur”/ Monika tregon sekretet nga divorci me Metën: Altin Dumani gjeti mesazhet me

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme