Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, është kthyer në kryeqytet pas tre javësh qëndrimi në Itali, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.
Ai ka folur për gjendjen e tij shëndetësore dhe ecurinë e rikuperimit, duke theksuar se, pavarësisht sinjaleve pozitive, ende nuk ka siguri për shikimin.
