Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 18, 2026 By admin No Comments on

Sipas aktgjykimit, të cilin e ka publikuar edhe vetë i dënuari në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur më 28 nëntor 2025, rreth orës 21:45, në rrugën “Treta MUB” në Kumanovë, gjatë një kolone festive prej rreth 20 automjetesh që shënonin Ditën e Flamurit Shqiptar.

Gjykata ka konstatuar se Saiti, i cili ndodhej në cilësinë e pasagjerit në një automjet Ford, kishte nxjerrë nga dritarja dy flamuj: njërin flamuri kombëtar me mbishkrimin “Autoctonus”, me përmasa 150 me 80 centimetra, dhe tjetrin me simbolet e UÇK-së, me përmasa 150 me 60 centimetra. Në arsyetimin e përfshirë në aktgjykim, gjykata vlerëson se veprimi i të akuzuarit kishte për qëllim shkaktimin e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës mbi baza etnike, ndërsa shfaqja e flamujve kishte shkaktuar shqetësim dhe reagime te qytetarët e bashkësive të tjera etnike.

Nga vendimi gjyqësor rezulton se Ardi Saiti është dënuar me tre muaj burg. Megjithatë, në aktgjykimit thuhet se gjykata ka shqiptuar njëkohësisht edhe një masë alternative.

Në aktgjykim theksohet se vendimi është marrë mbi bazën e pranimit të fajësisë nga i akuzuari, i cili në kohën e ngjarjes ishte 18 vjeç dhe nuk kishte qenë i dënuar më parë. Pas publikimit të aktgjykimit, Saiti ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh drejtuar shqiptarëve. “Të dashur shqiptarë, mos dilni më me flamuj se përndryshe përfundoni në burg me kusht”, ka shkruar ai, duke publikuar fotografinë e vendimit gjyqësor.

Megjithatë, Ardi Saiti nuk është i vetmi shqiptarë që është dënuar për festën e 28 Nëntorin vitin e kaluar. Dhjetëra shqiptarë tjerë ishin ftuar në bisedë informative në polic, ndërsa tetë ishin dënuar me të njëjtën akuzë sikurse Ardi Saiti. Nga ana tjetër, polici i Kumanovës që kishte përdhosur flamurin shqiptarë, duke e heq nga shtylla dhe hedh në tokë, jo që nuk ishte dënuar, përkundrazi – muaj më vonë ishte ngritur në detyrë. (koha.mk

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Videoja me 100 euro që po qarkullon në rrjet, reagon deputetja Kushi
Next Post: Gjykata e shpall fajtor me 3 muaj burg me kusht të riun nga Kumanova i cilii festoj 28 Nëntorin me flamurin Autochthonous

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme