Një i ri shqiptar nga Kumanova është dënuar me tre muaj burg nga Gjykata Themelore e Kumanovës, pasi gjatë festimeve të 28 Nëntorit të vitit të kaluar, kishte shfaqur flamurin e UÇK-së dhe flamurin kombëtar, shkruan gazeta KOHA.
Bëhet fjalë për Ardi Saitin, 19-vjeç, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Kumanovës, më 9 tetor 2026, ka shpallur aktgjykim fajësie për veprën penale “Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore dhe të tjera diskriminuese”, sipas nenit 319, paragrafi 1, të Kodit Penal.
