Ai rrëfen për redaksinë se 39-vjeçarja ka vuajtur jashtëzakonisht shumë nga ish-burri, i cili ishte shumë vite më i madh se ajo në moshë. Ndër të tjera, ai tregon se ish-bashkëshorti i ka marrë edhe të tre fëmijët.
Krize vendimesh, ndryshime tronditese me fat dhe nen presion, cfare rezervojne yjet per sot
“Jemi pesë motra në shtëpi unë jam më e vogla. Vetëm unë nuk ka shkuar në shkollë.
Në 2007 vija në Tiranë të vbëja vizita,. Në 2009 njoha një vajzë nga Dibra, që më njohu me burrin, që më tha është njëeri i mire dhe nuk është keq nga gjendja ekonomike.
Nuk e dija por ajo kishte pasur më parë marrëdhënie me atë që u bë burri im.
Ai kishte edhe shtëpi të tjera, kishte dashnore.
Kur shkova për herë të parë në shtëpi, më la vetëm natën dhe iku me të tjera.
Pasi u bëra me fëmijë nuk më interesonte më nëse shkonte me të tjera sepse kisha fëmijët.
Më solli dashnoren në shtëpi me idenë se do të më ndihmonte për fëmijët.
Unë isha gruaja e 25 e tij, por nuk i dija këto gjëra. Tani bashkëjeton me gruan e 26, e ka nga Hasi”, tha ajo. news24