Historia që po trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24 ka të bëjë me një grua 39-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, e cila prej vitesh ka qenë e dhunuar dhe e poshtëruar nga bashkëshorti.
Historinë e 39-vjeçares e ka bërë publike, me qëllim që t’i ofrohet qoftë edhe ndihma më e vogël, një prej miqve të familjes së saj, i cili kontaktoi menjëherë me stafin e emisionit “Me Zemër të Hapur”, duke rrëfyer të gjitha peripecitë dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj.
