Arrestimi i tij është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ndryshe nga praktika e zakonshme, ku njoftimet për arrestimet u përcillen shpesh mediave dhe gazetarëve edhe përmes grupeve të komunikimit në ËhatsApp.
Sipas policisë, 41-vjeçari është kapur në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Romës në Itali e ka dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, (vepër që lidhet me marrjen e pasurisë përmes dhunës ose kërcënimit me armë), “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.
Deri më tani nuk janë bërë publike hollësi mbi ngjarjet konkrete për të cilat është dënuar në Itali.