Milano, dënohet me 10 vite burg 60-vjeçari që sulmoi me thikë një grua të përzgjedhur rastësisht
Një 60-vjeçar është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos, në Itali, pasi plagosi rëndë me thikë një grua 43-vjeçare, të cilën e kishte përzgjedhur rastësisht si objektiv të sulmit. Ngjarja ndodhi më 3 nëntor 2025, në sheshin Gae Aulenti, në zonën e rrokaqiejve të Milanos, teksa gruaja po shkonte në punë.
