Skip to content

Lajmi I Fundit

Balluku: Qeveria ka sjellë stabilitet politik, kundërshtarët krijojnë destabilitet të inskenuar

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on Balluku: Qeveria ka sjellë stabilitet politik, kundërshtarët krijojnë destabilitet të inskenuar

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun Fier, Belinda Balluku, ka vlerësuar punën e qeverisë gjatë 13 viteve të fundit, duke theksuar se janë arritur ndryshime të rëndësishme në infrastrukturë dhe është garantuar stabilitet politik në vend.

Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal edhe te përgjegjësia e shtuar e përfaqësuesve politikë dhe rëndësia e komunikimit me qytetarët.

“12 deputetë nga 9, përgjegjësia bëhet më e madhe dhe kritikat shtohen, është detyrë e jona që duke dëgjuar njerëzit t’u qajmë hallin dhe kur nuk ia zgjidhim dot. Detyrat e lëna nga asambleja e fundit, duke nisur nga zgjedhjet e reja dhe procesin që do vijojë në 35-vjetorin e partisë. Po shërben si një tryezë e gjerë diskutimi dhe bashkëbisedimi. Asambleja është zëdhënësi më i mirë i PS dhe qeverisë”, u shpreh Balluku.

Ajo kritikoi gjithashtu klimën e informacionit publik, duke theksuar se sipas saj, puna e bërë shpesh mbulohet nga dezinformimi.

“Dezinformimi shpesh herë mbulon punën dhe kontributin e shumicës prej jush. Këto 13 vite qeveria ka sjellë ndryshim thelbësor në infrastrukturë dhe jo vetëm, ka prodhuar stabilitet politik që është produkti më i çmuar që ne kemi sot. Forcat e tjera krijojnë një destabilitet të inskenuar”, deklaroi Balluku.

Ajo theksoi se Partia Socialiste do të vijojë procesin e saj të organizimit dhe komunikimit me qytetarët, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi arritjet dhe për të adresuar sfidat e ardhshme.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Evropa në ‘panik’ për karburantin e avionëve, sa rrezikon Shqipëria
Next Post: Irani nuk i zë besë Trumpit, blindon hyrjet në centralin bërthamor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme