Skip to content

Lajmi I Fundit

“Nuk kemi besim te SHBA-të”, Irani: Negociata vetëm nëse janë serioze për t’i dhënë fund luftës

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on “Nuk kemi besim te SHBA-të”, Irani: Negociata vetëm nëse janë serioze për t’i dhënë fund luftës

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Teherani nuk ka besim tek Shtetet e Bashkuara dhe është i gatshëm për negociata me Uashingtonin vetëm nëse ato janë serioze për t’i dhënë fund konfliktit. Gjatë një vizite në New Delhi për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BRICS, Araghchi tha se nuk ka besim te SHBA.

“Teherani nuk ka besim te SHBA-të. Jemi të interesuar për negociata vetëm nëse amerikanët tregojnë seriozitet për t’i dhënë fund luftës”, tha ai..

Lidhur me përpjekjet e ndërmjetësimit nga Pakistani, ministri iranian tha se procesi nuk ka dështuar, por ndodhet aktualisht në “vështirësi”.

Duke reaguar ndaj komenteve të sotme të Presidentit Donald Trump, Abbas Araghchi njoftoi se Irani dhe Omani po konsultohen për të krijuar një mekanizëm të përbashkët për menaxhimin e ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit.

“Po konsultohemi për të krijuar një mekanizëm të përshtatshëm për menaxhimin e ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit dhe për të siguruar kalimin e sigurt të të gjitha anijeve”, tha ai.

Më herët, Araghchi kishte propozuar që Irani dhe Omani të bashkëpunojnë për kontrollin e ngushticës strategjike, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e tregtisë botërore të naftës.

Deklaratat e ministrit iranian vijnë në një kohë tensioni të lartë në rajon, pas mbylljes së përkohshme të Ngushticës së Hormuzit dhe kërcënimeve për sigurinë e lundrimit ndërkombëtar.

Irani ka insistuar se çdo zgjidhje për ngushticën duhet të përfshijë vendet bregdetare të Gjirit Persik dhe të garantojë interesat e tij kombëtare. Ende nuk ka pasur reagim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara për komentet e fundit të Araghchit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Teherani rihap pjesërisht Hormuzin: Po lejojmë më shumë anije që të kalojnë në Ngushticë!
Next Post: Tragjedia ku humbën jetën 5 italianë në Maldive, teoritë që fshihen pas vdekjes së zhytësve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme