Skip to content

Lajmi I Fundit

HABIT Gjergj Luca, biznesmeni i gatshëm t’i bashkohet protestuesve: Keni të drejtën e Zotit të ngriheni kundër haleve

Posted on July 17, 2026 By admin No Comments on HABIT Gjergj Luca, biznesmeni i gatshëm t’i bashkohet protestuesve: Keni të drejtën e Zotit të ngriheni kundër haleve

I ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, biznesmeni Gjergj Luca ka folur në lidhje me gjendjen aktuale të vendit, i cili prej 48 ditësh është në protestë.

Gjatë bisedës Luca tregoi qartë se nuk është kundër protestës, madje është i gatshëm të bashkohet me protestuesit për çështjet që i takojnë pushtetit lokal që biznesmeni e ka quajtur “hale”.

Ai tha se nuk i takon atyre njerëzve që administrojnë bashkitë të drejtojnë, pasi nuk kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre. Nga ana tjetër tha se protestuesit po bëjnë gabim që po godasin prodhuesit, pasi ata i sjellin të mira vendit dhe shoqërisë.

“Atëherë miqtë e mi, keni të gjithë të drejtën e Zotit që ju të gërthisni. Keni të gjithë të drejtën e Zotit të ngriheni kundër administratës shtetërore, kundër atij të 67% që u gërthas. Keni të gjithë të drejtën e Zotit të ngriheni kundër pushtetit lokal që është një hale. Dhe unë jam ngritur dhe kam thënë se çfarë janë këta njerëz që administrojnë qytetet? Nuk i ka thënë njeri në jetë puna e marë. Çfarë janë këta njerëz që këshillat bashkiakë i kanë të politizuar? Pse nuk depolitizohen bashkitë dhe të futen njerëz kryetarë bashkie përtej të majtës dhe të djathtës që t’i shërbejnë qyteteve? Pse këshillat bashkiakë nuk depolitizohen, të vihen njerëzit më të mirë në qytet?

Këto probleme keni gjithë të drejtën e Zotit t’i çoni, të çoheni dhe të gërthisni. Por që ju të merreni me biznesin dhe të merreni me njerëzit që punojnë, që prodhojnë, që japin rroga, që po kthejnë jetën, që po kthejnë mirëqenien, që po kthejnë shpresën në këtë vend, që paguajnë taksat për të paguar shkollat, për të paguar spitalet, për të paguar çdo gjë, po i bëni dëm më të madh këtij vendi dhe Shqipërisë. Mos i përmendni më ata njerëz që janë heronj të Shqipërisë, jo spekulantët që janë 10 vetë, 20 vetë, por biznesi, prodhuesit. Kthejeni pllakën dhe unë do të dal te ajo shkalla dhe do të gërthas dhe do dëgjoni gjëra të çuditshme që s’i keni dëgjuar ndonjëherë,” tha Gjergj Luca.

Gjatë diskutimit në studio ai u ndal edhe tek integrimi i vendit tonë në Bashkimi Evropian, ku e shpreh se Rama ka vendosur këtë qëllim edhe do që me çdo kusht ky objektiv të realizohet.

“Ky që mbroj unë po e çon në Europë, ky është i saktë në kokë, po lufton me kap ato artikuj, ka një objektiv që do me shkuar në Europë dhe po lufton nga mëngjesi deri në darkë, po merr gjithë baltën e zhulin e këtyre për të ikur në Europë,” vijoi Luca.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Shkoi për të punuar, humb jetën tragjikisht studenti shqiptar në Gjermani (EMRI)
Next Post: “Do t’i thyej turinjtë”/ Skandal brenda Gjykatës së Tiranës, avokati dhunon qytetarin (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme