Skip to content

Lajmi I Fundit

“Do t’i thyej turinjtë”/ Skandal brenda Gjykatës së Tiranës, avokati dhunon qytetarin (Video)

Posted on July 17, 2026 By admin No Comments on “Do t’i thyej turinjtë”/ Skandal brenda Gjykatës së Tiranës, avokati dhunon qytetarin (Video)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës, ku një avokat dyshohet se ka kërcënuar dhe dhunuar një qytetar.

Denoncimi është bërë publik nga avokatja e Dhomës së Avokatisë Durrës, Ingrida Behri, e cila akuzon avokatin Emin Saraçi për kërcënime në adresë të saj dhe goditje me grusht ndaj klientit të saj, Nderim Tafçiu.

Sipas avokates, ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance për zgjidhje martese, ku ajo përfaqësonte palën paditëse, ndërsa Saraçi palën e paditur. Behri pretendon se mosmarrëveshja nisi pasi klienti i saj kundërshtoi pretendimin se ishte shtetas italian, çështje që lidhej me juridiksionin e procesit gjyqësor.

Në dëshminë e saj, avokatja thotë se, pasi i kërkoi kolegut të saj të mbante përgjegjësi për deklarimet e bëra në sallën e gjyqit, ai iu drejtua me fjalët: “Do t’i thyej turinjtë”, duke e përsëritur disa herë në korridorin e gjykatës.

Behri pretendon se, kur tentoi të filmonte situatën me telefonin celular, Saraçi ia mori pajisjen dhe e hodhi drejt shkallëve, duke e dëmtuar. Sipas saj, në momentin kur klienti ndërhyri për ta mbrojtur, avokati e goditi atë me grusht në nofull.

Avokatja bën me dije se për ngjarjen ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë dhe kërkon që rasti të hetohet nga organet kompetente.

Në videon e publikuar nga Durrës Lajm, shihet dhe momenti i dhunës brenda ambjenteve të gjykatës.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: HABIT Gjergj Luca, biznesmeni i gatshëm t’i bashkohet protestuesve: Keni të drejtën e Zotit të ngriheni kundër haleve
Next Post: Ja dokumenti që fundos Belinda Ballukun në SPAK për aferën “Bankers”, si urdhëroi Doganat të mos mbledhin gjobën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme