Skip to content

Lajmi I Fundit

A është kërcënimi iranian rrezik real për Shqipërinë? Ish-ministri jep Informacione nga shërbimet inteligjente të SHBA!

Posted on April 10, 2026 By admin No Comments on A është kërcënimi iranian rrezik real për Shqipërinë? Ish-ministri jep Informacione nga shërbimet inteligjente të SHBA!

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me tensionet në Iran dhe paralajmërimet e ambasadës amerikane për rreziqe të mundshme ndaj Shqipërisë.

Demiraj theksoi se njoftimet e ambasadës amerikane bazohen në informacione të vazhdueshme të inteligjencës, e cila operon 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit. Sipas tij, kur identifikohen indikacione për kërcënime apo sulme të mundshme terroriste nga aktorë shtetërorë, ambasadat amerikane paralajmërojnë menjëherë qytetarët e tyre në çdo vend.

Ai shtoi se përveç njoftimeve publike, ekziston edhe një bashkëpunim i ngushtë mes strukturave amerikane dhe institucioneve shqiptare, ku ndahen informacione të detajuara për të mundësuar marrjen e masave parandaluese.

“Këto struktura informojnë institucionet përkatëse shqiptare, si Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHISH-in, në mënyrë që të merren masat e nevojshme për parandalim apo reagim,” u shpreh Demiraj.

Sipas tij, paralajmërime të tilla pritet të vijojnë edhe në të ardhmen, në varësi të rreziqeve dhe kërcënimeve që evidentohen nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe ato evropiane, në kuadër të bashkëpunimit për sigurinë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Next Post: Kujdes me kamomilin, Dr.Çeliku zbulon kur bima kthehet në ‘dr*gë’ dhe bëhet e rrezikshme dhe…!(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme