Skip to content

Lajmi I Fundit

“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim

Posted on April 10, 2026 By admin No Comments on “Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim

E ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” ishte këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya, e cila rrëfeu për sfidat që ka kaluar në jetën e saj.

Duke iu referuar ndarjes nga bashkëshorti, Maya tregoi se ka pasur një periudhë të vështirë.

“Disa nga këngët e mia, ia kam kushtuar jetës sime. Për një periudhë kam pasur goxha momente të trishtuara, kam qenë e zhgënjyer dhe e lodhur. Kam një djalë të vogël, të gjitha momentet e trishta i mbajta për vete. Djali nuk i pa kurrë lotët e mi. Një frazë e këngës sime thotë më bënin shoqëri vetëm lotët e mi (përlotet). Zemra është muskul, duhet kuruar. Me kalimin e kohës, ne kujdesemi për ta kuruar zemrën tonë. Un e kam kuruar, por ka pasur plot sfida dhe humbje. Tani zemra ime është në pranverë”.

E pyetur nëse është e divorcuar me bashkëshortin, Maya tha se është e ndarë, por ende me gjyq.

“Nuk jemi bashkë, zyrtarisht Akoma të pandarë me gjyq. Ai është baba i djalit tim. Është dikushi në jetë time”-tha këngëtarja.

-A i ka kërkuar ish-partneri ribashkim Majës?

“Ai është i pakuptueshëm. Është një natyrë e vështirë. Nuk mund të flas sepse është një person që ka personalitete të ndryshme, të jetë mirë për djalin tim, u bëftë mbret për djalin tim. Kaq. Për djalin më ndihmon jashtëzakonisht shumë (qesh), sepse nuk është fare aty”.

-Si është të jesh nënë dhe baba njëkohësisht?

“(Këndon) E hedh vallen si të dua, herë si burrë e herë si grua”

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse s’ka marrëveshje”, Trump: Anijet amerikane po mbushen me municione! Bëhuni gati!!!
Next Post: A është kërcënimi iranian rrezik real për Shqipërinë? Ish-ministri jep Informacione nga shërbimet inteligjente të SHBA!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme