Skip to content

Lajmi I Fundit

Aksidenti në Durrës, Artan Hoxha zbulon detaje për autorin: Ishte i alkoolizuar, e quante veten “bisha” sepse..!

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on Aksidenti në Durrës, Artan Hoxha zbulon detaje për autorin: Ishte i alkoolizuar, e quante veten “bisha” sepse..!

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në nje emision televziziv, ka folur për tragjedinë në Durrës, ku Nikoll Radaçi, përplasi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një tjetër.

Hoxha foli për ngjarjen, por bëri edhe një përshkrim të autorit, si person mjaft problematik, që ka arritur t’i shpëtojë ligjit dhe autoriteteve edhe pse ishte përsëritës në shkeljet e rregullave të qarkullimit.

“Ngjarje e rëndë që të lë pa fjalë. Tre fëmijë duke luajtur në rrugicën e lagjes, në trotuar, hapësira aty nuk të jep mundësi të drejtosh mjetin me shpejtësi të madhe. Gjithsesi, së pari ngushëllime për familjet që kanë humbur dy fëmijët. Skena, mjafton një foto dhe jo gjë tjetër për të kuptuar se çfarë ka ndodhur aty.

Fëmijët në mungesë, se s’kanë ku të luajnë, janë goditur. Shpejtësia ka qenë shumë e lartë dhe automjeti ka qenë jashtë kontrollit, sasia e alkoolit 0.7 miligram për litër, një përqindje shumë e lartë, ka qenë krejt jashtë kontrollit. Ajo që e bën më trishtuese, shkojmë te pjesa që, si është e mundur që këta lloj personazhi, për më tepër i kishte vënë nofkën vetes “bisha”, i pëlqente ta quanin “bisha”.

Ky vit ka nisur që në 1 janar me të vdekur nga aksidentet. Rasti i fundit, të gjithë bëjnë pyetje, a mund të ishin shpëtuar dy fëmijët, a mund të ishte shmangur kjo tragjedi? E gjithë CV e personit dhe shkeljet, ishte shkelës i rregullt i Kodit Rrugor. Njeri problematik, i alkoolizuar, kishte konflikte me fqinjët, ka qenë shkelës permanent i Kodit Rrugor. Si ka mundësi që është lejuar të jetë kërcënim të rrugët e vendit? Është njeri që në tre raste i është hequr një muaj patentën, kur i duhej hequr fare.

Si ka mundësi, kur e sheh të njëjtin njeri, që përsërit të njëjtat shkelje, përbën rrezik për jetën e vet dhe për shoqërinë, një minë lëvizëse nëpër qytet. Mungesa e agjencive të zbatimit të ligjit, pasi është shkelës disa herë. Që nga 2020, përsërit të njëjtat shkelje dhe lejohet të lëvizë në qytet. E patë edhe makinën, nuk ishte makinë hallexhinjsh.

Ky njeri, shkelës i rregullt i ligjit, i ka mbijetuar masave të ndërmarra. Sot shkarkuan drejtorin e qarkut, shefin e qarkullimit, por dëmi është bërë. Këto shkelje duhet të ishin ndjekur në atë kohë. Duheshin cuar edhe në gjykatë. Kodi Rrugor parashikon heqje patente. Duke qenë recidivist, nuk kishte frikë as inspektonin në lagje, krahët si duket i ka patur të ngrohtë, kjo e bën të ketë këtë papërgjegjshmëri”, deklaroi Hoxha.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, reagon për herë të parë Malbora
Next Post: Shkatërrues raketash nga deti dhe 100 avionë luftarakë nga ajri, dy anije amerikane kalojnë me sukses Ngushticën e Hormuzit, Trump shpalos planin strategjik “Liria”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme