Skip to content

Lajmi I Fundit

U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, reagon për herë të parë Malbora

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, reagon për herë të parë Malbora

Pas përjashtimit të saj nga formati televiziv “Ferma VIP 3”, Malbora Gurra ka publikuar një qëndrim zyrtar përmes rrjeteve sociale.

Në deklaratën e saj, ajo e cilëson largimin pas 40 ditësh qëndrimi si një vendim personal për të përfunduar këtë bashkëpunim, duke paralajmëruar dhënien e detajeve shtesë në ditët në vijim.

Në komunikimin e saj me publikun, ish-konkurrentja thekson: “Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni mbështetur gjatë pjesëmarrjes sime në Ferma Vip 3. Pas rreth 40 ditësh, KAM vendosur ta përfundoj këtë eksperiencë për arsye të mira, të cilat shumë shpejt do t’i ndaj me ju, sepse jua kam borxh si publik, si mbështetës, si miq dhe familje.”

Lidhur me rrethanat e mbylljes së këtij rrugëtimi televiziv, ajo shprehet: “Në një histori jo gjithmonë ka një të mirë apo një të keq – ndonjëherë ka vetëm mendime dhe rrugë të ndryshme. Vendimet dhe mënyrat për të përfunduar një bashkëpunim janë gjithmonë personale.”

Ajo e përfundoi reagimin e saj me një mesazh vlerësimi për audiencën: “Sot dua vetëm të falënderoj për dashurinë, përkrahjen dhe fjalët e bukura që më keni dhënë çdo ditë. Më keni mbushur me krenari dhe mirënjohje. Ju premtoj se shumë shpejt do të ndaj më shumë me ju. Faleminderit nga zemra!”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Të më hash k***”/ Sherr në Vlorë, motër e vëlla përleshen për një mur rrethues
Next Post: Aksidenti në Durrës, Artan Hoxha zbulon detaje për autorin: Ishte i alkoolizuar, e quante veten “bisha” sepse..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme