Skip to content

Lajmi I Fundit

“Të më hash k***”/ Sherr në Vlorë, motër e vëlla përleshen për një mur rrethues

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on “Të më hash k***”/ Sherr në Vlorë, motër e vëlla përleshen për një mur rrethues

Emisioni “Stop” në Tv Klan, ditën e sotme, më 4 maj, trajtoi një konflikt pronësie mes motrës dhe vëllait në qytetin e Vlorës.

Denoncuesja, Donika Prillo, është drejtuar në redaksinë e “Stop”, duke pretenduar se ka ndërtuar një banesë pranë vëllait të saj, Lavdërim Rrapaj.

Sipas saj, gjatë kohës që ndodhej në Greqi, vëllai i ka prishur murin rrethues dhe vazot e luleve, ndërsa konflikti ka vijuar vazhdimisht me prishje dhe rindërtim të murit.

Ajo gjithashtu pretendon se është kërcënuar dhe dhunuar fizikisht nga vëllai dhe aktualisht është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Në redaksi janë dërguar video, ku dëgjohen përplasje verbale dhe fizike mes palëve, përfshirë edhe marrjen pjesë të fëmijëve, me gjuhë të ashpër dhe kërcënuese nga të dyja anët.

Nga ana tjetër, vëllai, Lavdërim Rrapaj, shprehet se trualli është në pronësi të tij dhe se ai e ka ndihmuar motrën të vendoset dhe të ndërtojë banesën në Vlorë. Ai kundërshton ndërtimin e murit rrethues, duke e konsideruar të panevojshëm në një bashkëjetesë familjare, dhe pranon se e ka prishur disa herë.

Gjithashtu, ai akuzon një vëlla tjetër si nxitës të konfliktit. Verifikimet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tregojnë se trualli rezulton pronë shtetërore, ndërsa ndërtesa është në proces legalizimi, ku përfitues janë trashëgimtarët e Edmond Prillos, bashkëshortit të ndjerë të Donika Prillos.

Pjesë nga debati mes vëllezërve:

Motra: Mua mos më prek me dorë!

Vëllai: Ik andej! Largohu!

Largohu! Largohu!

Vëllai (drejtuar vëllait tjetër): O hajdut! O hajdut! Do të degjeneroj me duart e mia për të gjitha këto, që po bën!

(Vëllai tjetër nuk kuptohet)

Vëllai: Të më hash k…! Të më hash rr…!

Pjesa nga biseda me gazetaren e “Stop”

Gazetarja: Kam një ankesë nga motra juaj. Bëhet fjalë për shtëpinë këtu. Ajo pretendon, që ju i keni prishur murin rrethues, që keni prishur lulet, që pretendoni për këtë shtëpi. Është e vërtetë, apo jo?

Lavdërim Rrapaj: Po!

Gazetarja: Po pse pretendoni, që është shtëpia juaj?

Lavdërim Rrapaj: Tani, trualli është i imi, i gjithi. Është kapur në kohën e tranzicionit.

Lavdërim Rrapaj: Babai i asaj shtëpie, që kishte dy djem, i shiti shtëpitë, i dha 7 milionë dhe e nxori në rrugë.

Lavdërim Rrapaj: Dhe unë, si vëlla, po bëja shtëpitë e mia. Çova dorën në zemër dhe i thashë: “Do të marrë vëllai në Vlorë”.

Lavdërim Rrapaj: Erdhi puna, i bëra shtëpinë dhe i cova një kusht dhe i thashë: “Në derë edhe brenda”.

Lavdërim Rrapaj: Çdo gjë do ta ndërtojë vëllai. E kam ndërtuar vetë me forcat e mia.

/Emisioni STOP

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: ALARM në Dubai! Qytetarët paralajmërohen për sulm me raketa, mesazhi me firmën e Ministrisë së Brendshme
Next Post: U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, reagon për herë të parë Malbora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme