Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për Naim Murselin, refuzon ankesat e mbrojtjes
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Naim Murseli është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë, në bashkëkryerje, të bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Apeli ka refuzuar si të pabazuara ankesat e paraqitura nga mbrojtja.
