Pjesëmarrësit e “Ferma VIP” kanë “shpikur” një metodë për të shkelur rregullin e izolimit dhe për të marrë informacione mbi perceptimin e publikut ndaj tyre.
Mësohet se banorët kanë realizuar marrëveshje paraprake me familjarët e tyre përpara hyrjes në program, ku ngjyrat e veshjeve që u dërgohen shërbejnë si kode sinjalizuese rreth ecurisë së tyre në lojë, duke i orientuar nëse duhet të ndryshojnë qasje.
Kjo taktikë është evidentuar nga drejtuesja e programit, Arbana Osmani, e cila e adresoi këtë çështje gjatë transmetimit të fundit.
Ajo konfirmoi se produksioni është në dijeni të kësaj praktike dhe theksoi se do të zbatohen masa specifike për ta ndaluar atë.