Skip to content

Lajmi I Fundit

BE ‘shpërthen’ ndaj Iranit: Sulmet ndaj Emirateve, të papranueshme!

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on BE ‘shpërthen’ ndaj Iranit: Sulmet ndaj Emirateve, të papranueshme!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar ashpër sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe në shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo theksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për partnerët në rajon.

“Sot, partneri ynë, Emiratet e Bashkuara Arabe, është shënjestruar përsëri nga sulme të egra me raketa dhe dronë nga Irani. Shpreh solidaritetin tim të plotë me Mohamed Bin Zayed, popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe partnerët tanë në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkroi von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropiane e cilësoi situatën si shqetësuese për stabilitetin ndërkombëtar. “Këto sulme janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare”, u shpreh ajo.

Von der Leyen theksoi gjithashtu se zhvillimet në rajon kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe për Evropën. “Siguria në rajon ka pasoja të drejtpërdrejta për Evropën”, deklaroi ajo.

Në përfundim, ajo nënvizoi angazhimin e BE për të shmangur përshkallëzimin dhe për të gjetur një zgjidhje politike.

“Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë për deeskalimin dhe një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund veprimeve brutale të regjimit iranian, si kundër fqinjëve të tij ashtu edhe kundër popullit të tij”, përfundoi von der Leyen.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Arbana Osmani zbulon “skemën” e konkurrentëve të Ferma VIP, si marrin informacione nga jashtë!
Next Post: Nëna e Adionit deklarohet publikisht: “I kërkoj falje publike familjes së Mozës”, djali imë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme