Skip to content

Lajmi I Fundit

Bashkëshortja Erzina dhe ish- partnerja e Mc Kreshës, Rozana Radi bashkë në studio

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on Bashkëshortja Erzina dhe ish- partnerja e Mc Kreshës, Rozana Radi bashkë në studio

Bashkëshortja e reperit Mc Kresha, Erzina, ishte e ftuar speciale në emisionin “Goca dhe Gra”, ku në panel ndodhej edhe këngëtarja Rozana Radi, ish-partnerja e reperit të njohur.

Gjatë bisedës, Erzina komentoi intervistën e shumëpërfolur të Mc Kreshës me Rozana Radin, duke u shprehur se e kishte parë si një komunikim korrekt dhe të respektueshëm.

“Intervista e Mc Kreshës m’u duk shumë mirë, shumë korrekt”, u shpreh ajo gjatë emisionit.

Në fokus të diskutimit ishte tema e marrëdhënieve mes ish-partnerëve pas ndarjes. Erzina deklaroi se, sipas saj, kur një lidhje përfundon dhe çifti nuk ka fëmijë bashkë, nuk ka arsye që komunikimi të vazhdojë në mënyrë të afërt.

Ajo theksoi se respekti mbetet gjithmonë i rëndësishëm, por komunikimet e vazhdueshme pas ndarjes nuk kanë kuptim kur secili ka vijuar jetën e tij.

“Nëse takohesh rastësisht, një përshëndetje është normale. Por nuk ka pse të vazhdojnë bisedat ‘si je’ apo ‘çfarë po bën’, sepse gjërat kanë përfunduar”, u shpreh Erzina.

Nga ana tjetër, ajo bëri dallimin për rastet kur ish-partnerët kanë fëmijë, duke theksuar se në situata të tilla komunikimi mbetet i domosdoshëm për shkak të përgjegjësive familjare.

Mendimit të saj iu bashkua edhe Rozana Radi, e cila deklaroi se një histori që përfundon, zakonisht mbyllet për arsye konkrete dhe nuk sheh arsye për të kërkuar këshilla apo mbështetje te një ish-partner.

Në fund të emisionit, Rozana Radi vlerësoi praninë e Erzinës në studio, duke e cilësuar atë si një zonjë të respektuar dhe duke shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e saj në program.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Laert Vasili i dergon video intime Rene Refos! Ish banorja e Big Brother ia nxjerr bojën, ia zbulon të gjitha
Next Post: Për çfarë video bëhet fjalë? Albano ben deklaratën e fortë: “Produksioni po e fsheh”/ Reagon menjëherë Ola

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme