Reagimi i Prokurorisë për çështjen gjyqësore të Luiz Ejllit ka marrë edhe vëmendjen e Roger Sterkajt, i cili nuk ka kursyer ironinë në rrjetet sociale.
Pasi u bë e ditur se Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit që e shpalli të pafajshëm këngëtarin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, Sterkaj ka publikuar një foto-montazh të Luizit pas hekurave.
