Krahas imazhit, ai ka shoqëruar postimin me një mesazh ironik, duke iu drejtuar këngëtarit me nofkën “Biondo”.“Mora vesh që u dridhe sot! Çfarë kujtove, Biondo, se në Shqipëri s’kemi shtet?!”, shkruan Sterkaj.
Ai vijon me një tjetër koment, duke bërë krahasim mes anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe atyre të Apelit, ndërsa në fund e mbyll reagimin me shprehjen “Free Biondi!”.
Kujtojmë se Luiz Ejlli u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit më 8 maj 2025, pasi më herët ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier me një vit burgim. Tashmë, çështja është rikthyer në vëmendje pas rekursit të Prokurorisë dhe pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë më 24 nëntor.