Dëshmitë dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë i shtynë oficerët e policisë të hetonin vrasjen mafioze të 52-vjeçarit në Athinë. Viktima, i njohur me nofkën “Papagalli” , u qëllua më 11 tetor ndërsa po udhëtonte me motor drejt klubit të natës ku punonte si roje sigurie. Sipas SKAI-t, dy burra që udhëtonin me motoçikletë iu afruan 52-vjeçarit dhe hapën zjarr.
