Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me rastin e abuzimit seksual ndaj një 13-vjeçareje nga Shkodra, ngjarje që ka tronditur opinionin.
Gazetarja Glidona Daci ka treguar lëvizjet e të miturës në disa qytete të Shqipërisë, kontaktet që kishte krijuar përmes Snapchat-it dhe personat që janë vënë nën hetim.
Sipas gazetares, vajza është larguar nga Shkodra dhe ka udhëtuar drejt Fierit, më pas në Gjirokastër dhe Tiranë, ku ka frekuentuar edhe hotele. Denoncimi është bërë nga nëna e saj, ndërsa identifikimi i një personi me të cilin e mitura kishte pasur kontakte ka ndihmuar policinë të zbulojë vendndodhjen e saj.