Skip to content

Lajmi I Fundit

E PAZAKONTË në Tiranë/ Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet!

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on E PAZAKONTË në Tiranë/ Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet!

Rasti i publikuar këtë të hënë, më 18 maj, në emsiionin “Stop” lidhet me konfliktin prej 15 vitesh të qytetares Ferdane Muça dhe bashkëshortit të saj me ish-nusen e djalit dhe ish-krushkun në lidhje me një banesë në Tiranë, të cilën thonë, se e kanë blerë dhe rindërtuar përpara martesës së djalit, në vitin 2004.

Pas divorcit në vitin 2008, ish-nusja kyçi dhomën, ku jetonte me djalin, dhe u largua në Suedi, ku jeton me një tjetër burrë. Por ajo vijon të kërkojë në gjykatë një të katërtën e shtëpisë.

“Nusja e quante dhomën e vet dhe e kyçi me kyç dhe u martua dhe na mbeti ne mbyllur. Dhoma ka 15 vjet që po qëndron e bllokuar”, pohoi denoncuesja.

Çifti i të moshuarve pretendon, se nuk kanë guxuar ta hapin dhomën nga frika e kërcënimeve të ish-krushkut.

Ndërkohë, ky i fundit ka lënë edhe një pajisje akulloresh në oborr, e cila, sipas familjes, ka bllokuar kanalet e ujit dhe ka shkaktuar përmbytje në banesë.

“Kemi frikë se na shpie nëpër gjyqe. Ai shkon këtu dhe themi mos ka lënë ndonjë gjë dhe merrët me llafe kot. Erdhi ish krushku dhe ma lënë pajisjen e akullores mu tek dera, që mos të hynim brenda. Unë vajat në polici u ankova dhe policia më tha ‘epo lëre në qoshe atje’ dhe më mbeti që atëherë këtu. Se hoqa dot se kam një burrë të sëmurë, shtëpia e sëmuri. Kishim frikë nga ai se ç’a nuk bën ai njeri. Pajisja më pengon shumë se kati i parë më mbushet plot me ujë. Jam shumë keq”, pohoi qytetarja Ferdane Muça.

Avokatja Eda Grimci sqaron, se familja Muça ka certifikatë pronësie të vitit 2011 dhe se çështja gjyqësore lidhet vetëm me kërkesën e ish-nuses, për t’u njohur bashkëpronare.

“Ky është një abuzim dhe dhunim i të drejatve të dy të moshuarve, të cilët për vite me radhë janë mbajtur nën kërcënim”, deklaroi avokatja.

Gjykata e Lartë e ka kthyer dosjen për rishqyrtim në Apel. Meqë nuk kishte urdhër bllokimi dhe askush nuk ishte paraqitur për sende personale, dhoma u hap pas 15 vitesh.

Ndërsa ish-krushku vazhdon të pretendojë, se ka të drejta mbi pronën dhe refuzon të heqë pajisjen nga oborri. /Emisioni STOP

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “THELBI I SHQIPTARISË” / Grida Duma mesazh të fortë për gjuhën shqipe: Ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë!
Next Post: Gruaja fshihet nën shtrat për t’i bërë shaka burrit, mbetet e shtangur kur ai futet dhe mbyll derën..(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme