Skip to content

Lajmi I Fundit

“THELBI I SHQIPTARISË” / Grida Duma mesazh të fortë për gjuhën shqipe: Ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë!

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on “THELBI I SHQIPTARISË” / Grida Duma mesazh të fortë për gjuhën shqipe: Ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë!

Pala maqedonase ka bërë gjithçka për të ndaluar shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova që t’i bashkoheshin protestës në Shkup për përdorimin e gjuhës shqipe.

Por Ura e Gurit e Shkupit u vesh kuq e zi, me thirrjet për të mbrojtur gjuhën shqipe. Mijëra studentë shqiptarë kërkojnë të drejtën kushtetuese që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

“Respekto ligjin për gjuhën, respekto Kushtetutën” ishte banderola kryesore e protestës me thirrjet për UÇK dhe “Gjuha shqipe, amanet”.Me pankarta të shumta në duar, protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili ka kundërshtuar kërkesën e studentëve për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe.

Në monologun e saj hyrës dhe në një ‘studio’ të re në Shkup, autorja dhe moderatorja e Top Story, Grida Duma, e quajti këtë lëvizje studentore si atë që përfaqëson thelbin dhe eliksirin më të madh të Shqiptarisë dhe të shqiptarit.

“E kemi nisur këtë Top Story, jo me memorie dhe histori, por vetëm me kronologji, sepse kemi shkuar në tetor të parët në fakt dhe nuk ka nevojë për modesti në këtë situatë. I jemi bashkangjitur misionit të jashtëzakonshëm, që heronjtë e momentit për hapësirën shqiptare, që janë studentët e universitetit këtu në Maqedoni, e kanë nisur këtë mision me një parakalim përkundrejt gjithë politikës. Gjatë këtij Top Story, në këtë kodrinë të Shkupit, ku ne kemi udhëtuar me orë e orë dhe nuk kanë qenë të pakta sfidat… Nuk do them peripecitë, sepse nuk dua t’i konsideroj të tilla. Me orë kemi ardhur këtu bashkë me kolegë nga Tirana dhe jo vetëm, kam këtu një përfaqësi të jashtëzakonshme të studentëve.

Kjo lëvizje studentore përfaqëson ndoshta thelbin dhe eliksirin më të madh të Shqiptarisë, të shqiptarit. Pushtues, agresorë, kushdo kanë qenë ata që në historinë tonë shqiptare, janë mundur herë pas here që të manipulojnë, të shfarosin, të zhdukin edhe arkeologjinë për të treguar sa të lashtë jemi në histori, një gjë nuk kanë mundur ta bëjnë dhe s’kanë mundur ta mundin, gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe është faktori që ka mahnitur çdo studiues dhe ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë. Gjuha shqipe është ajo që po ruajnë sot studentët e jashtëzakonshëm të Universitetit të Tetovës dhe jo vetëm, të cilët janë bashkangjitur në këtë ditë të jashtëzakonshme, të rëndësishme për historinë e Shqipërisë, studentë nga Shqipëria, studentë nga Kosova dhe kanë mundur që sot ta bëjnë të kuq të gjitha ato që janë ndërgjegjet e shqiptarëve kudo që ndodhen dhe na kanë sjellë sërish këtu, duke na bërë shumë krenarë për ata”, tha në monologun e saj Grida Duma.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Zhduket 14-vjeçarja në Vlorë pas konfliktit në shkollë me mësuesen, familja kërkon ndihmë dyshohet se…(FOTO)
Next Post: E PAZAKONTË në Tiranë/ Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme