Skip to content

Lajmi I Fundit

E Pazakontë! Shikoni pamjet nga momenti kur aeroplani i vogël ulet në një rrugë dhe…(VIDEO)

Posted on February 11, 2026 By admin No Comments on E Pazakontë! Shikoni pamjet nga momenti kur aeroplani i vogël ulet në një rrugë dhe…(VIDEO)

Një aeroplan njëmotorësh u detyrua të bëjë ulje emergjente në një rrugë të frekuentuar në shtetin amerikan të Georgias, duke goditur tre automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona u plagosën lehtë.

Aeroplani Hawker Beechcraft BE-36 u ul të hënën në Browns Bridge Road në Gainesville, rreth 80 kilometra në verilindje të Atlantës, për shkak të problemeve të raportuara me motorin, njoftuan Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe policia e Gainesvillet.

“E humbëm motorin gjatë ngritjes nga Gainesville”, tha piloti Thomas Rogers për televizionin WAGA-TV dhe shtoi se “u përpoqëm të ktheheshim, bëmë gjithçka sipas rregullave, por e kuptuam se nuk do të mund të ktheheshim për shkak të distancës, ndaj vendosëm të uleshim në rrugë”.

Zyrtarët thanë se është e pabesueshme që askush nuk humbi jetën në kushte të tilla uljeje.

Aeroplani u përplas me tre automjete, ndërsa rezervuari i karburantit u shkëput dhe përfundoi brenda njërit prej tyre, tha kapiteni i policisë së Gainesvillet, Kevin Holbrook.

Dy persona u dërguan në spital me lëndime të lehta, shtoi ai.

“Fakti që arritën të ulen mes qindra automjeteve dhe goditën vetëm tre makina, pa asnjë kontakt me linjat e energjisë elektrike, është vërtet i jashtëzakonshëm. Është e pabesueshme që askush nuk u plagos rëndë dhe që askush nuk humbi jetën”, tha Holbrook, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga arteriet kryesore të trafikut në verilindje të Georgias. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vjen LËVIZJA e radhës! SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite
Next Post: Ja si i kalon ditët në burg Maxwell, bashkëpunëtorja më e ngushtë e Epsteinit. Ja pamjet brenda qelisë së burgut (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme