Skip to content

Lajmi I Fundit

Vjen LËVIZJA e radhës! SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Posted on February 10, 2026 By admin No Comments on Vjen LËVIZJA e radhës! SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një “shkelje flagrante”, ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.

Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit. Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.

Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.

Katari ngre mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit, pasi thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar të gjitha raketat iraniane. Po ashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.

“Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Majed Al Ansari.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vajza e vogël qau dhe iu lut njerkës së saj: “Mos na lëndo.” Papritmas, babai i saj milioner bëri diçka të pabesueshme…
Next Post: E Pazakontë! Shikoni pamjet nga momenti kur aeroplani i vogël ulet në një rrugë dhe…(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme