Skip to content

Lajmi I Fundit

jarri i frikshëm në Fierit, Belinda Balluku reagon me urgjencë: Janë evakuuar 6 familje! Bëhuni gati se do tju

Posted on July 5, 2026 By admin No Comments on jarri i frikshëm në Fierit, Belinda Balluku reagon me urgjencë: Janë evakuuar 6 familje! Bëhuni gati se do tju

Ish-zëvendëskryeministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në Qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka reaguar për situatën kritike të shkaktuar nga zjarri në fshatin Drizë të Fierit.

Balluku bën me dije se, me ndihmën e Policisë së Shtetit, janë evakuuar gjashtë familje, ndërsa situata po monitorohet edhe për familje të tjera, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.

Më tej, politikania socialiste shkruan se zjarrfikësit po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, pavarësisht vështirësive të krijuara nga erërat e forta.

Sipas Ballukut, në ndihmë të zjarrfikësve pritet të angazhohet edhe një helikopter i dytë i Forcave të Armatosura.

Gjatë orëve të paradites, në fshatin #Drizë të Fierit ka rënë zjarr, i cili, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur drejt zonave të tjera përreth.

Në terren ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, me njësitë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të Rendit Publik dhe Policisë Rrugore, të cilat kanë evakuuar 6 familje nga banesat e tyre dhe po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e banorëve.

Strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës dhe institucionet e tjera përgjegjëse, po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, pavarësisht vështirësive të krijuara nga erërat e forta.

Në operacion është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa pritet që një helikopter i dytë t’i bashkohet ndërhyrjes në çdo moment

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë! Ja kush qytet duhet te ruhet
Next Post: Me syze të reja, Edi Rama që në mëngjes flet për pensionistët…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme