Skip to content

Lajmi I Fundit

IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë! Ja kush qytet duhet te ruhet

Posted on July 5, 2026 By admin No Comments on IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë! Ja kush qytet duhet te ruhet

Fieri, Lezha dhe Durrësi janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret pasditen e së dielës dhe gjatë ditës së hënë. Paralajmërimi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili bën të ditur se rreziku më i lartë pritet në fillim të javës.

Për Shkodrën, Tiranën, Elbasanin, Beratin, Vlorën dhe Gjirokastrën parashikohet nivel i moderuar rreziku, ndërsa në Kukës, Dibër dhe Korçë niveli i rrezikut pritet të jetë i ulët.

Sipas institutit, në jug të Shkodrës, perëndim të Tiranës, perëndim të Elbasanit, perëndim të Beratit dhe veriperëndim të Vlorës rreziku do të jetë lokalisht i lartë.

Për motin, pasditen e së dielës nuk priten reshje. Të hënën parashikohen reshje të dobëta në Shkodër dhe Kukës, ndërsa lokalisht reshje të dobëta priten edhe në Dibër, Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Temperaturat maksimale të hënën pritet të arrijnë deri në 31 gradë në bregdet, 34 gradë në zonat e ulëta dhe 27 gradë në zonat malore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa momente në zonat malore dhe bregdetare pritet të jetë e fortë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Lajm i keq për ata që duan të punojnë në Gjermani: Dyfish më pak viza pune
Next Post: jarri i frikshëm në Fierit, Belinda Balluku reagon me urgjencë: Janë evakuuar 6 familje! Bëhuni gati se do tju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme