Skip to content

Lajmi I Fundit

Kishin kthyer banesën në fole prostitucioni, arrestohen 2 shtetase të huaja në Fier

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on Kishin kthyer banesën në fole prostitucioni, arrestohen 2 shtetase të huaja në Fier

Dy shtetase të huaja janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në qytet.

Në pranga ranë Yekaterina Yeryomenko, 30 vjeçe nga Kazakistani dhe Assiya Amanbek, 31 vjeçe nga Turqia. Sipas njoftimit zyrtar, ato kishin përshtatur apartamentin për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas hetimeve të kryera me metoda speciale.

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi 2 800 euro dhe 29 000 lekë, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe 5 telefona celularë që do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Mesazh paralajmërues nga Trump, konfirmon dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë pranë Iranit
Next Post: Moment rrëqethës, Ja pamejt kur një rrugë përpihet nga një gropë gjigante që hapet befasisht (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme