Skip to content

Lajmi I Fundit

Mesazh paralajmërues nga Trump, konfirmon dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë pranë Iranit

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on Mesazh paralajmërues nga Trump, konfirmon dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë pranë Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rishpërndarë në llogarinë e tij në platformën Truth Social një artikull të The Wall Street Journal, sipas të cilit Pentagoni po përgatit dislokimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë amerikane në Lindjen e Mesme.

Me këtë konfirmim publik, Trump dërgon një mesazh të qartë paralajmërues ndaj Iranit, duke treguar se Uashingtoni mban në tryezë si forcën ushtarake, ashtu edhe mjetet diplomatike dhe ekonomike të presionit.

Sipas raportimit të së mërkurës nga The Wall Street Journal, Pentagoni ka urdhëruar që një grup i dytë goditës me aeroplanmbajtëse të vihet në gatishmëri për t’u dislokuar në Lindjen e Mesme, ndërsa ushtria amerikane përgatitet për mundësinë e një sulmi ndaj Iranit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se një aeroplanmbajtëse pritet të niset brenda dy javësh, me shumë gjasë nga bregu lindor i SHBA-së. Aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush aktualisht po përfundon një seri stërvitjesh pranë brigjeve të Virxhinias dhe, sipas burimeve, ekziston mundësia që procedurat e nisjes të përshpejtohen.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Balla tregon si do të veprohet
Next Post: Kishin kthyer banesën në fole prostitucioni, arrestohen 2 shtetase të huaja në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme