Skip to content

Lajmi I Fundit

“Mami vrau babin për te na shpëtuar ne”, modelja shqiptare përlot me historinë tragjike: Ai donte të… (VIDEO)

Posted on April 22, 2026 By admin No Comments on “Mami vrau babin për te na shpëtuar ne”, modelja shqiptare përlot me historinë tragjike: Ai donte të… (VIDEO)

Modelja e “She’s On Top” ka përlotur konkurrentet dhe jurinë me historinë e saj tragjike.

Me lot në sy, 22-vjeçarja, Marigona Halilaj, rrëfeu historinë më të dhimbshme të jetës së saj.

E reja nga Gjilani tha se mami i saj ka vrarë babin për hir fëmijëve, pasi i ati i Marigonës ushtronte dhunë dhe tentoi të vriste më thikë vëllain e saj.

“Jetoj në Gjilan me mamin. Vij nga një familje me shumë sakrifica në jetë, sidomos prej mamit. Është se, mami im ka pasur dhunë në familje. Dhunë të theksuar. Unë kam lindur në vitin 2002, nuk i kam përjetuar shumë se kam qenë e vogël ku babi më ka ndërruar jetë. Babi fatkeqësisht ka qenë person që ka dhunuar në familje. Dhunë nga më të këqijat.

Në vitin 2005 babi ka ndërruar jetë. Babi im ka jetuar në Zvicër, mami ka ndenjur në Kosovë edhe pse ka qenë e martuar dhe ka pasur dy fëmijë. Mami ka dashur të distancohej sa më shumë nga ai person. Shkaku i dhunës ka ardhur deri te vrasja. Kam qenë në atë kohë 2 vjeçe e gjysmë. Mami është munduar në krejt mënyrë ta denoncojë në polici. Shumë herë e ka denoncuar në polici, ka dashur të ndahej nga ai, por nuk ka funksionuar. Situata çdo herë e bëhej më keq, derisa përfundoi në tragjedi. Ka dashur të na vrasë të tërë si familje, ka dashur të vriste vëllain tim. Mami s’ka pasur zgjidhje tjetër. Babi kishte një thikë në dorë për të vrarë vëllain dhe ne çikat e tjera. Në qershor të vitit 2005 mami është denoncuar në polici vetë dhe neve na ka marrë shteti. Babi im ka qenë i martuar 3-4 herë më gra të tjera dhe me secilën ka pasur fëmijë. Mami s’ka pasur martesë ligjore me babin. Të gjitha gratë dhe fëmijët e babit kanë çuar letër në gjykatë dhe kanë kërkuar të lirohet mami.

Mamit i pëlqen që kam ardhur në “She’s On Top”, e di që mami beson shumë tek unë. Mamin e kam marrë me vetë në edicionet e para. Është shumë suportuese”, rrëfeu Marigona me lot në sy

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Hapi “tunel” poshtë varrit në Lushnje! 36 vjeçari ish-student EKSELENT i mjekësisë, historia e trishtë e tij
Next Post: Rutte paralajmëron Iranin: NATO do të mbrojë Turqinë me çdo kusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme